-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj ankohet tek senatori italian: Na kanë arrestuar Berishën

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me Giulio Terzi di Sant’Agata, Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikës Italiane. Gjekmarkaj shprehet se e ka njohur lidhur me situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.

“Sot pata kenaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant’Agata, Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar!

I shpreha konsideratën më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshët e hershem dhe imigrantët e vonë tashmë në përmbyllje të procesit të integrimit të tyre atje,duke e konsideruar fat të qënit përballë njëri tjetrit gjeografikisht.

Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetësimin tim për atë çka ndodh me opozitën në Shqipëri, arrestimin e Kryetarit  të saj, ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha , Liderit të revolucionit demokratik 1990  kohe kjo që e shndërroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjtën pozite janë shefat e tjerë të opozitës, deputet të saj (rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikërisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar për këtë që ndodh këtu” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit