Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët. I pari që është paraqitur ishte Petro Mersini, mjek, aktualisht pensionistët. Ai u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje ti jepet fund.
“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet. Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë” tha ai.