-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Hoxha: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e policisë

Kryesoret

Ka nisur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, e cila përfshin një seancë dëgjimore me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha. Kjo seancë është kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të diskutuar gjendjen e rendit në vend dhe ngjarjet kriminale të verës.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, shprehu shqetësimin për rezultatet e policisë, duke deklaruar: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme, por policia është në lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim.”

Hoxha, i cili ka 50 ditë në detyrë, theksoi se ka gjetur një polici të konsoliduar dhe profesionale. Ai vlerësoi rendin dhe sigurinë në vend si “në parametra shumë të mirë” dhe e krahasoi situatën me ato të vendeve të BE. Megjithatë, ai pranoi se gushti kishte shënuar një rritje të vrasjeve, por theksoi se statistikat e 8 mujorit tregojnë se Shqipëria është pothuajse në të njëjtat parametra sigurie si vitin e kaluar.

Ai theksoi se ky rezultat pasqyron angazhimin e policisë në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e rendit publik.

Numri i personave në kërkim ndërkombëtar është rritur me 43%, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit