Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, tensionet u rritën mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat Asllan Dogjani u përplas me kryetarin e komisionit, Nasip Naço, pasi ky i fundit refuzoi t’i jepte fjalën për procedurë.
Naço tha: Nëse jeni në garë me njëri-tjetrin, nuk ka procedurë. Të vazhdojë ministri pastaj.
Dogjani iu përgjigj: Ka procedurë,” ndërsa Naço shtoi: “Mos bërtit se nuk kam frikë.
Dogjani insistoi: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara. Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin.