Ditën e djeshme për herë të parë në publik u shfaq princesha e Uellsit, Kate Middleton, pasi njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë.
Ajo ishte së bashku me princin William dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore në një ceremoni që u mbajt në kishën Crathie Kirk pranë kalasë Balmore në Skoci.
Kate u fotografua e ulur si pasagjere pranë bashkëshortit, në makinën që drejtohej nga ky i fundit. Ajo mbante një kapele në ngjyrë jeshile të errët me pupla, një pallto kafe me kuadrate, ndërsa princi kishte zgjedhur të vishte një kostum të errët.