Një 42-vjeçar, Gentjan Sopoti, është plagosur në këmbë me thikë në afërsi të spitaleve në Tiranë. Ai u paraqit për ndihmë mjekësore në QSUT dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori, ende i paidentifikuar, e goditi me thikë dhe më pas u largua.
Grupi hetimor është angazhuar për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit.