Kryeministri Edi rama në fjalën e tij në nga selia e OKB në Nju Jork ka folur rreth teknologjisë digjitale dhe asaj artificiale.
Rama tha se në Shqipëri rreth 95% e shërbimeve ofrohen online dhe po shfrytëzohet modeli i Inteligjencës Artificiale për të çuar shpejt pëpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Gjithashtu kryeministri tha se po shohin edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike.
“Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë”, deklaroi Rama.