E hëna ka nisur si cdo javë në Partinë Socialiste me udhëzimet për deputetët. Në fokus dhe udhëzimi kryesor është dalja në terren dhe pasqyrimi i takimeve në rrjetet sociale.
“Tematika e aktivitetit për javën në vijim është “PS 2030 për Shqipërinë 2030”.
Duke konsideruar mundësinë që na jep java e gjelbër shtoni takimet me partinë dhe komunitetin.
Pasqyrimi i tyre në media dhe rrjete sociale është shumë i rëndësishëm” ka qenë urdhri.