Një adoleshent ka humbur jetën nga një sulm me thikë në Londër, ngjarje që ndodhi në zonën e Woolwich rreth orës 18:35.
Një dëshmitar ka raportuar se i mituri, ndërsa ishte i shtrirë në tokë, kishte bërtitur “Mos më lër të vdes!” Shkaqet e sulmit ende nuk janë të qarta.
Në një kontekst më të gjerë, numri i sulmeve me thikë në Britani ka shënuar një rritje prej 4% krahasuar me vitin e kaluar. Nga nesër, do të hyjë në fuqi një ligj që ndalon mbajtjen e armëve të ftohta si thikat dhe hanxharët, me amnisti dhe dëmshpërblim për ata që i dorëzojnë.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka nisur gjithashtu një iniciativë për të luftuar krimin me thikë, duke e quajtur atë një krizë kombëtare.