Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur besimin se do të trajtohet njësoj si Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai njoftoi se do të flasë të martën dhe tha se askush nuk mund ta ndalojë që të flasë për aq kohë sa Biden.
“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë; të gjithë jemi të barabartë,” deklaroi Vuçiç.
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ai ka paralajmëruar takime të rëndësishme me liderë botërorë, duke e theksuar rolin e tij në skenën ndërkombëtare.