Sot shënohet një vjetori i sulmit në Banjskë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë thirrje për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm.
“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie.
Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë” shkruan ai.