Policia e Tiranës në rrugën ‘Naim Frashëri’ ka arrestuar dy tutore, një ruse dhe një ukrainase pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.
Ukrainasja 27 vjeçe me iniciale A.T., dhe rusja 37 vjeçe me iniciale E.M., reklamonin në faqen “Escort Tirana” vajzat e huaja dhe më pas shumat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme ia kalonin organizatorëve të faqes.
Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen paratë e përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërsa ka vijuar procedimi penal për 11 vajza të huaja për ushtrim prostitucioni.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.