Gjatë orëve të fundit policia e Vlorës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale. Një 39-vjeçar me iniciale R.K., banues në Sarandë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij për motive të dobëta.
37-vjeçari me iniciale E.P., është proceduar penalisht pasi ka kanosur me një 27-vjeçar me iniciale F.B. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe për 26-vjeçarin P.Z., banues në Çeki, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestrua lëndë narkotike kanabis.
Ndërsa 25-vjeçari A.H., banues në Kosovë dhe 35-vjeçari D.M., banues në Suedi janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën lëndë narkotike kanabis.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.