Në kuadër të operacionit të koduar ‘Trishta’ u arrrestua një 26-vjeçar dhe u proceduan penalisht dy të tjerë. Ata shpërndanin drogë në rrugën “Petro Nini Luarasi”.
Gjatë kontrollit fizik 26-vjeçarit Hajredin Hasa iu gjetën doza të lëndës të dyshuar narkotike kanabis gati për shitje.
Gjithashtu edhe 24-vjeçarit me iniciale E.M dhe 20-vjeçarit me iniciale A.Sh., të dy banues në Tiranë iu gjetën lëndë të dyshuara narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.