Një sondazh i ri nga “AAPI Data” dhe “APIAVote” tregon se Nënpresidentja Kamala Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votuesve amerikanë me origjinë aziatike, përfshirë ata nga Havai dhe ishujt e Oqeanit Paqësor, krahasuar me ish-Presidentin Donald Trump.
Rreth 60% e votuesve të këtij grupi kanë një opinion të favorshëm për Harris, ndërsa vetëm 30% e tyre e mbështesin Trumpin. Harris ka punuar për të fituar besimin e këtyre votuesve, veçanërisht në shtetet e pavendosura, duke theksuar rëndësinë e identitetit dhe çështjeve racore në këtë proces.
Megjithatë, një numër i vogël e sheh identitetin e saj asiatik si të rëndësishëm, duke u fokusuar më shumë në çështje si mbrojtja e demokracisë.