Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste të ndryshme, duke iu caktuar dy masa sigurie përkatëse.
Ky vendim e mban atë të mbyllur në qeli ndërsa pritet të vazhdojë procesi gjyqësor.