-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç reagon ndaj Stano për përdorimin e flamurit të Kosovës: Kush të autorizoi?

Kryesoret

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një postim në X, kërkoi përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë dhe normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke përdorur flamujt e të dyja vendeve.

Ky veprim nxiti reagimin e kryenegociatorit serb, Petar Petkoviç , i cili akuzoi Stanon për shkelje të neutralitetit të BE-së.

Ai kërkoi të dihet në emër të kujt flet Stano dhe sugjeroi se përdorimi i flamurit të Kosovës është një shenjë e ndryshimit të punëdhënësit të tij, duke aluduar te Kaja Kallas.

“Kush e autorizoi zëdhënësin e BE-së për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së duke njohur të ashtuquajturën Kosovë? Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e UDI (Unilateral Declaration of Independence) Kosovës? Nëse ai ka ndryshuar punëdhënës, ai duhet ta thotë këtë qartë!”, shkroi Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit