-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu: Shqipëria si nyjë logjistike për NATO-n

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se Shqipëria po shërben si një nyjë logjistike për operacionet e NATO-s gjatë stërvitjes së përbashkët “Austere Wolf – 24” në Durrës.

Ai theksoi se kjo stërvitje është një përgjigje ndaj realiteteve të sigurisë në rajon dhe kontribuon në përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe infrastrukturës për lëvizshmërinë ushtarake.

Këto ndërveprime krijojnë një shembull të qartë të angazhimit dhe fokusit të vendeve tona në përmirësimin e kapaciteteve tona, gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës si një parakusht për këtë gatishmëri. Vendndodhja gjeografike mes dy vendeve tona ndoshta nuk është e afërt në koordinata, por ajo bëhet e papërfillshme kur bëhet fjalë për interesat e përbashkëta strategjike të NATO, prandaj edhe “Corridor VIII Response” tregon jo vetëm rritjen e aftësive tona ushtarake, por edhe rolin e Shqipërisë si një nyje logjistike për operacionet aleate”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Lord Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar, vlerësoi bashkëpunimin me Forcat e Armatosura shqiptare, duke theksuar rëndësinë strategjike të Korridorit VIII për shpejtësinë e lëvizjes së Aleancës.

Stërvitja “Austere Wolf – 24” do të vazhdojë deri më 7 tetor, me aktivitete të planifikuara edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit