Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se për momentin nuk ka negociata me Ilir Metën për koalicion për zgjedhjet e vitit tjetër. Referuar takimit Meta-Noka dje, Berisha tha se në fokus ka qenë qeveria teknike dhe protestat.
“Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për në protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës” tha ai.