Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të zhvillohet përsëri protestë përpara selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe incineratorit Tiranë.
Blushi tregon disa nga arsyet pse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të arrestohet.
“Erion Qeliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt, pronari faktik i inceneratorit fantazmë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D duhet dhe do të arrestohet sa më parë!
SPAK-u i Dumanit, “kolektori” i Ramaformës, është shpresa e vetme e Erion Qelisë, ideatorit, ekzekutorit dhe përfituesit kryesor të aferave më të mëdha korruptive.
Kur edhe “Drejtësia e Re” e tradhtoi popullin për t’u bërë njësh me Narkoshtetin, atëhere qytetarët kanë gjithë të drejtën legjitime të arrestojnë dhe ta ndëshkojnë Erion Qelinë, për ta bërë shembull që askush të mos guxojë më të fusë duart në xhepat e tyre!”, shkruan Blushi.