Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka arrestuar punonjësin e policisë në Komisariatin e Shijakut, në DVP Durrës 30-vjeçarin me iniciale E.Ç.
Ai u arrestua pasi në biznesin e tij të ndërtimit është aksidentuar punonjësi J.L., në datën 22 korrik të këtij viti.
Ndërsa specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.