Eurodeputetja franceze Emma Fourreau, me anë të një postimi në rrjetin e saj instagram ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestave të njohura si “Revolucioni i Flamingove Rozë”.
Në postimin e saj, Fourreau shprehet se populli shqiptar është ngritur kundër projektit ekocidal të financuar nga familja Trump dhe ndaj korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
“Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur Revolucionin e Flamingove Rozë!
Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar është ngritur kundër projektit ekocidal të financuar nga familja Trump dhe kundër korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës.
Ndal grabitjes së tokave dhe pasurive, mbështetje për shqiptarët që janë në luftë!”- shkruan eurodeputetja franceze”, thotë eurodeputetja franceze.
Koncerti Kanye West në Tiranë/ PDE: Shqipëria meriton demokracinë para spektaklit!









