Mëngjesin e sotëm në zonën e Valias, Kamëz ka ndodhur një aksident.
Një mjet me drejtues SH.S është përplasur me një motomjet tjetër. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetën drejtuesi i motomjetit 36-vjeçari me iniciale Y.L.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.