Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, ata diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe projektet që synojnë thellimin e bashkëpunimit.
Konjufca theksoi rëndësinë e përkrahjes britanike për Kosovën në forcimin e sigurisë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare. Ai shprehu mirënjohje për mbështetje të hershme të Britanisë dhe kërkoi vazhdimin e traditës së bashkëpunimit të ngushtë.
Ambasadori Hargreaves e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe theksoi se mbështetja e Britanisë do të vazhdojë, duke shprehur angazhimin për të avancuar marrëdhëniet mes vendeve.