-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pëplasjet në Zvërnec/ Policia: Të arrestuar 15 protestues për prishjen e kantierit të ndërtimit!

Kryesoret

Këtë të shtunë banorët e Zvërnecit së bashku me aktivistët e shoqërisë civile dhe një grup mbështetësish të tjerë kanë protestuar kundër ndërtimit të një megaprojekti luksoz e rezidencial i projektuar nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” në bregdetin  Pishë-Porë të Vlorës. Nga kjo protestë ka patur edhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, të cilët disa nga protestuesit janë shpçrehur se janë marrë zvarrë dhe janë rrahur barbarisht nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë.

Lidhur me këtë çështje me anë të një postimi në rrejtin facebook ka ardhur një reagim nga drejtoria vendore e policisë së Vlorës.

Protestat për Zvërnecin/ Kompania ndërtuese: Toka e blerë nga privati, do të hapim 10 mijë vende pune!

Reagimi i policisë së Vlorës

Më datë 30.05.2026, është zhvilluar një tubim i organizuar nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”, të cilët kundërshtojnë zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private.

Policia e Vlorës, pas njoftimit të marrë nga banorët për zhvillimin e këtij tubimi, ka marrë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbrojtjen e pronës private.

Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar dhe një grup protestuesish kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të kompanisë.

Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet.

Gjatë shoqërimit nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, shtetasit E. S. i janë shkaktuar dëmtime trupore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nxjerrë shtetasin E. S. nga ambienti ku mbahej nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Më pas, ai është paraqitur në ambientet e DVP Vlorë, ku ka bërë kallëzim ndaj dy punonjësve të kësaj shoqërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht dy punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, konkretisht shtetasit G. V., 41 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht edhe 15 shtetas pjesëmarrës në tubim, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit