-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës/ Arrestohen 43 shqiptarë në Itali

Kryesoret

Një operacion i përbashkët i autoriteteve italiane, shqiptare, zvicerane dhe polake, i koordinuar nga Eurojust, ka çuar në goditjen e një organizate kriminale të angazhuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Prokuroria italiane e Brescia-s njoftoi lëshimin e 61 urdhërave arresti, ku janë arrestuar 43 shqiptarë në Itali, ndërsa dy anëtarë të tjerë janë kapur në Shqipëri.

Pas një hetimi katërvjeçar, janë sekuestruar 360 kg kokainë, armë dhe sende të tjera me një vlerë të përgjithshme prej 60 milion euro. Organizata importonte lëndën narkotike përmes anijeve tregtare në Spanjë dhe Holandë, duke e transportuar më pas në Itali, ku kishte pesë baza operative në Brescia, Varese dhe Pisa.

Sipas autoriteteve, të ardhurat nga shitja e drogës kalonin në një grup paralele italo-kinez që ofronte shërbime për pastrimin e parave. Një shtetas kinez në Brescia merrej me procesin e pastrimit, duke përdorur faturat false me vlerë deri në 375 milion euro.

Gjatë operacionit të sotëm në Shqipëri, u kontrolluan 21 banesa dhe ambiente të tjera, kryesisht në Manzë dhe u sekuestruan 30 mijë euro, 6 mijë paund, automjete, armë dhe prova të tjera materiale. Ky operacion tregon përkushtimin e autoriteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në nivel ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit