-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria mbyll kolegjin universitar “Wisdom” pas skandalit të diplomave false

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Wisdom” në Tiranë, pas skandalit të shitjes së diplomave false. Vendimi u mor pas propozimit të ministrit të Arsimit dhe është në përputhje me ligjin për arsimin e lartë.

Kolegji ka detyrime të ndryshme, përfshirë mbylljen e aktiviteteve akademike për vitin akademik 2023-2024, përgatitjen e dokumentacionit për studentët që nuk e kanë përfunduar programin e studimit dhe kthimin e pagesave për ata që kanë paguar për cikle studimi që nuk janë përfunduar.

Gjithashtu, kolegji duhet të dorëzojë dokumentacionin ligjor dhe administrativ brenda dy muajve dhe të ofrojë informacionin e kërkuar nga Ministria e Arsimit. Vula e kolegjit do të asgjësohet sipas procedurave ligjore.

Institucionet e arsimit të lartë do të pranojnë aplikimet për transferimin e studentëve të “Wisdom” deri më 20 nëntor 2024, për vitin akademik 2024-2025. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit