Në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false të kolegjit Wisdom, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet që në muajin korrik.
Hetimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të rektoratit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste i ishte falsifikuar firma.
Ndërkohë disa ditë më parë gjatë operacionit të Guarda di financa, autoritetet italiane arrestuan dy administratorët e universitetit Wisdom.
Gjithashtu u arrestuan edhe 7 persona të tjerë që kishin lidhje me skemën e mashtrimit të diplomave false.