Një efektiv i FNSH në Shkodër ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti.
Gjatë kthimit për në shtëpi pasi piu kafe me disa miq, efektivi Nikol Lekndreaj 53 vjeç ka humbur drejtimin e motorit dhe ka rënë në kanal.
Për shkak të motit të keq dhe erës së fortë, efektivi ka pasur vështirësi në lëvizje.
Pas shumë orësh kërkime, ai është gjetur në orën 03:00 të mëngjesit.