Ditën e sotme nga sulmet izraelite ndaj pes fshatrave libaneze janë vrarë të paktën 15 persona, ku dy prej tyre ndodhen në zona malore larg bastioneve të Hezbollahut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Liban.
Ndërsa sipas deklaratave të IDF “Dhjetra avionë luftarakë izraelitë sulmuan më shumë se 100 objektiva në të gjithë Libanin që nga orët e para të së mërkurës dhe po vazhdojnë t’i bombardojnë ato edhe tani”.
Gjithashtu Hezbollahu ka lëshuar raketa baltike në Tel Aviv duke rritur tensionet. Një valë sulmesh izraelite të hënën dhe të martën vrau të paktën 560 njerëz në Liban dhe detyroi mijëra të kërkonin strehim.