Një 24-vjeçar me iniciale R.H., u arrestua pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e motrës së tij në Durrës.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi vjedhjen e kishte kryer më 4 shtator të këtij viti.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.