-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Turizmi i përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi

Kryesoret

Deputetja Ina Zhupa ka zhvilluar takime me bizneset dhe operatorët turistike në qytetin e Sarandës. Zhupa shprehet se turizmi është përgjysmuar, qeveria kërkon fajtor dhe nuk merr përgjegjësi.

Ajo thotë që turistët në Sarandë ktheheshin më shpejtë në vendet e tyre pasi nuk ka turizëm cilësor. Deputetja ka treguar disa nga problematikat që ka hasur në takimet e saj.

“Mungesa e investimeve për transportin publik, era e mbetjeve, konkurrenca e pandershme, mungesa e parkimeve publike, mosmbrojtja e vendeve të trashëgimisë kulture dhe mungesa e aktiviteteve. Këto ishin disa nga problemet kryesore që ata cilësuan duke kërkuar që shteti të jetë bashkëpunues me ta për të pasur sukses në turizëm.”, tregon Zhupa.

Ajo shprehet se bizneset janë ankuar për përgjysmim të numrit të turistëve dhe që qeveria nuk bashkëpunon për të rregulluar kushtet dhe ofertën për vitin e ardhshëm por mjaftohet duke ja hedhur fajin çmimeve të hotelerisë apo restoranteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit