Ina Zhupa thekson se dënimi i Ervin Salianjit është një goditje ndaj gjithë opozitarëve dhe një përpjekje për ta rrëzuar nga pozita si drejtues politik në Elbasan.
Ajo e cilëson këtë veprim si një provë të luftës politike, duke theksuar se denoncimi i faktëve dhe mbrojtja e interesit publik nuk janë vepra penale.
Postimi i plotë:
Dënimet politike, fundi i demokracisë.
Nuk u dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje.
Ervini Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan.
Deputeti nuk mund të gjykohet nga gjykatat e zakonshme, këto marifete për të dënuar një drejtues të opozitës, janë prova të luftës politike.
Të denoncosh me fakte dhe prova nuk është vepër penale.
Të cosh para drejtësisë trafikantët e drogës nuk është vepër penale.
Të mbrosh interesin publik nuk është vepër penale.
Harrojeni, se na mbyllni gojën, se e ndalni opozitën!