-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dridhet kriminelët! Hapet zyra e DEA-s në Tiranë

Kryesoret

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti Altin Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit