-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Dënimi i Salianjit shënjon kthimin e dënimeve politike

Kryesoret

Deputeti demokrat Dashnor Sula reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që konfirmoi dënimin e Ervin Salianjit, duke e cilësuar atë si dënim politik.

Ai theksoi se ky vendim është një mesazh që tenton të frikësojë ata që denoncojnë korrupsionin e pushtetarëve. Sula e lidh dënimin me veprimet e Salianjit për të denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, i cili aktualisht është i burgosur në Itali.

Reagimi i plotë:

Sot u rikthyen dënimet politike!
Dënimi i deputetit Ervin Salianji është vendim politik. Ky është një mesazh për të vrarë kurajon/guximin e atyre që denoncojnë pushtetarët e inkriminuar.

Është fakt që vëllai i ish-ministrit të brëndshëm u fut në burg në Itali pas denoncimit të Salianjit. Është fakt i njohur botërisht që derisa u bë denoncimi nga PD, vëllai i ish-ministrit lëvizte i lirë madje edhe duke bërë biznes në Shqipëri. Por gjykatat dënojnë deputetin e opozitës që denoncon.

Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!
Vendimi politik i marrë ndaj deputetit demokrat, Drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji është një kambanë alarmi për demokracinë në vend.

Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen nga vendimet politike.

Qytetarët dhe opozitarët duhet të ngrihen përballë kësaj arrogance të qeverisë dhe të ndalojnë shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit