-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘The Telegraph’: Berisha pagoi 400 mijë £ për të hequr “non-gratan” nga Britania

Kryesoret

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan në një artikull se Sali Berisha ka shpenzuar më shumë se 400,000 paund për të hequr non gratën që i vendosi Britania e Madhe, por autoritetet britanike e rrëzuan apelimin e tij.

Sali Berisha, 79 vjeç, i cili është paditur për korrupsion të dyshuar në Shqipëri, u përjashtua nga Britania e Madhe nga Priti Patel, sekretari i atëhershëm i Brendshëm, mbi bazën se ai kishte “lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët” që përbënin një kërcënim për sigurinë publike në MB dhe Shqipëri. Zoti Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë orkestruar nga Edi Rama, kryeministri aktual.

Ai apeloi kundër urdhrit të përjashtimit në një gjykatë të posaçme imigracioni, por u refuzua me bazën se ishte e drejta sovrane e MB të kontrollonte hyrjen përmes kufijve të saj. Tashmë përmes dokumenteve në Shqipëri ka dalë se zoti Berisha ka shpenzuar më shumë se 500,000 € (417,500 £) duke punësuar avokatë në Mbretërinë e Bashkuar për çështjen e tij.

Një burim në Shqipëri që ka parë dosjen tha: “Për qëllimin e këtij apelimi në SIAC [Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit] vajza e tij nga llogaria e saj bankare në vitin 2022 ka bërë një pagesë prej 72,000 €. Më pas në vitin 2023 një pagesë prej 250,000 € dhe pagesa e fundit prej 200,000 €” thotë artikulli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit