Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski ka reaguar i zemëruar në lidhje me lajmet se anëtarësimi i BE do të hasë pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.
Ai ka deklaruar se BE po përpiqet që të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.
Ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.
Ndërsa në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “në kufijtë e ekzistencës”.
“Nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë ne presim mirëkuptim dhe një proces të drejtë e të lirë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona të pasqyruara në dokumentin e Kushtetutës”, deklaroi ajo.