Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për një dosje nën hetim. Valikaj dha deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.
Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.
Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.