Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka folur për sfidat me të cilat po përballet bota. Rama tha se po përballemi me një tjetër vit krizash e konfliktesh dhe perspektivat për një botë më drejtë janë mjegulla sot.
“Disa ditë më parë u zotuam në kuadër të paktit për të ardhmen. Kemi ndërmarrë të tjera angazhime të tilla në të shkuarën, jo gjithmonë i kemi mbajtur. Ky është një shans që marrim në trysnin për të bërë ndryshimin për një të ardhme më të paqtë e të begatë. Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pas misionit për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ne kishimm për qëllim të përfaqësonin atë komunitet vendesh që qëndrojnë së bashku për ato parime që janë të panegociueshme. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi. Toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë.”, u shpreh Rama.
Më tej ai tha se “Për ne shqiptarët tolerance nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit të dikujt. Kjo formë tolerance që shqiptarët muslimanë e të krishterë shprehën ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje”.