Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit, aty ku pritet që të vuajë dënimin e tij. Pranë ambienteve të burgut ishte i pranishëm deputeti Luan Baçi, i cili ndoidhej aty në mbështetje të Salianjit.
Baçi u shpreh se në burgun e Fierit po vjen në mik i imi dhe një koleg i PD i dënuar politikisht nga mazhoranca dhe kryeministri.
Ai nënvizon që do të jetë pranë tij dhe në krah të tij dhe se strukturat e Fierit do të jenë në dispozicion të tij.
“Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua ë Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi.