Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në detyrë Sokol Bizhga, e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë Kathryn Hammond, si dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose kanë shpërndarë disa çertifikata.
Ata shpërndanë rreth 13 çertifikata për puonjësit e Policisë së Shtetit dhe Drejorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët ndoqën kursin me temë “Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit”. Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë në U.S. Embassy Tirana.
Gjatë ceremonisë Bizhga falenderoi Ambasadën Amerikane për asistencën e dhënë dhe Zyrën Rajonale të Sigurisë për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në shumë fusha me ndikim në rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Gjithashtu ai nënvizoi edhe nevojën e trajnimit të vazhdueshëm për punonjësit e policisë me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale për të përballuar sfidat.
Ndërsa e ngarkuara Kathryn Hammond vlerësoi bashkëpunimin me policinë e shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese duke nënvizuar rëndësinë e hetimeve të terrorizmit për goditjen e këtij kërcënimi.