Kreu politik i qarkut të Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ishte pjesë e takimit të presidentit Donald J Trump në Michigan.
Këlliçi thotë që ftesa ishte bërë nga Congressëoman Lisa McClain, përfaqësuese në Kongresin Amerikan për Michigan 9th discrict dhe sihet së bashku me mikun e tij patrot shqiptar Gjovalin Gega.
“Një super energji pozitive, diskutim brilant dhe premtime konkrete për përmirësimin e jetës dhe ekonomisë amerikane! Qershia mbi tortë në takim, ishte dhe përshëndetja e Albanian Americans Conservative Republicans të cilët mbështesin fuqishëm rikthimin e Presidentit Trump”, shkruan Këlliçi.