Dinamo City triumfoi me përmbysje ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.
Pjesa e parë Vllaznia e mbylli në avantazh minimal, falë golit të shënuar nga Eslit Sala në minutën e 28-të.
Fraksioni i dytë i lojës, foli i gjithi për dinamovitët, që luajtën me një lojtar më shumë pasi Sala u ndëshkua me karton të kuq te Vllaznia në minutën e 51-të.
Skuadra e Dajës përfitoi nga epërsia numerike dhe u hodh totalisht në sulm, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 79-të me Itodo Mandelën.
Në minutën e 95-të, Dejvi Bregu shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Dinamon.
Kështu Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë dhe Vllaznia mbetet e para me 13 pikë.