-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi shënon golin e 841-të në karrierë

Kryesoret

Lionel Messi i përgjigjet me të njëjtën monedhë, Cristiano Ronaldos. Ylli argjentinas shënoi golin e 841 në karrierë për të mbajtur në presion kundërshtarin e tij për rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit.

Messi dhuroi magjinë e radhës në fushën e lojës, pasi një goditje fenomenale nga jashtë zonës i dha një pikë me tepër rëndësi Inter Miami. Amerikanët barazuan 1-1 kundër Charlotte, një tjetër arritje e jashtëzakonshme në karrierën e shkëlqyer të 37-vjeçarit.

Një gol special për argjentinasin, pasi ishte i 28-ti i tij me fanellën e Inter Miami dhe i 15-i këtë sezon. Kampioni i Botës është vetëm një realizim larg nga Gonzalo Higuain për numrin e golave të shënuar, teksa vetëm 3 gola nga Leonardo Campana që ka festuar 31 herë me skuadrën nga Florida. Barazimi i tretë radhazi për Inter Miami, që gjithsesi mbetet në krye të renditjes së MLS për të garantuar biletën në 1/8-at e fazës play-off./tvklan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit