Një shpërthim i fuqishëm ndodhi afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani, tha se nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Njësitet përkatëse janë në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, që ndodhi kur pompa nuk ishte aktive.