-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pensionistët po jetojnë në kushte më të vështira se në socializëm

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e pensionistëve shqiptarë, të cilët sipas tij po përballen me kushte të vështira ekonomike.

Ai thekson se shumë pensionistë marrin pensione të pjesshme dhe rritja e tyre nuk ka ndjekur ritmin e çmimeve, veçanërisht për ushqimet dhe shërbimet bazë, duke i lënë ata në varfëri dhe pa mbështetje adekuate.

Postimi i Berishës:

490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të pranishëm këtu, por dhe mbarë pensionistëve shqiptarë. Një përshëndetje për Dorin dhe Hysenin dhe falënderim për punën.

Sot trajtojmë një nga problemet më të dhimbshme, më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Trajtojmë problemin e pensioneve për mbi 1/3 e popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme. Mbase duhet të kemi parasysh një gjë, që rreth 490.000 pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime. Dhe po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë, shumë të vështirë.

Kanë një jetë, në disa aspekte, më të vështirë se në socializëm. Ku, me aq sa merrnin, ato që ishin i blinin. Me ato çmime simbolike. Kurse sot çmimet nuk janë më simbolike. Çmimet janë krejtësisht të përcaktuara nga tregu. Dhe në Shqipëri, fenomeni, zhvillimi më negativ ka qenë ky, që rritja e rrogave dhe e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve. Dhe, në Shqipëri, inflacioni, në tërësi, krahasuar me inflacionin selektiv, inflacionin, ta quajmë të shportës së mallrave më të domosdoshme, ushqimeve dhe mallrave më të domosdoshme për pensionistin. Ky inflacioni i dytë, në realitet, mund të jetë 10, 20 herë më i madh, më i lartë sesa inflacioni në tërësi.

Pra, po të marrësh, kemi të bëjmë me, në, në qoftë se i përdorim, kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt. Themi se inflacioni ishte 2%, inflacioni i ushqimeve atë muaj mund të ketë qenë 15%. Po me këto pak para që ka, ai ato, ai të gjitha i ka të përqendruara në atë shportë. Ushqimet dhe atë s’e kap dot. Pra, është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë. Është një gjendje absolutisht e papranueshme. Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo.

Ka qëndrim më cinik. Dhe, është i tëri handmade, i bërë nga qeveria. Sepse, në vitin 2013, pensionet ishin sa ishin, po ishin më të lartat në rajon. Më të larta se në Serbi, më të larta se, që sot e ka, Serbia sot e ka 488 euro pensionin mesatar. Ishin më të larta se në Maqedoni, më të larta se në, se në Rumani, më të larta se në Bullgari. Ishin dy vende anëtare të Bashkimit Europian. Natyrisht, vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte detyrim madhor absolut i qeverisë.

Qeveria çfarë bëri? Dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po i indekson pensionet. Cili indeksim? Indeksimi me treguesin e inflacionit të përgjithshëm. Pensionistëve u del dy kokrra vezë. Po indeksimi me, me inflacionin selektiv nuk është konsideruar kurrë për ta. Ndaj dhe ata mbeten, mbeten, në vend numëro, ose me rritje shumë modeste, në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat e asaj që quhet shportë, u bënë më të shtrenjta, jo se në Serbi, jo se në Maqedoni, apo Mal të Zi, por u bënë më të shtrenjta se në Itali, se në Greqi, se në Gjermani në disa raste. Plus, fatura e kujdesit shëndetësor për këta burra dhe gra. Pra, në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrën më të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit