Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, nuk do të jetë më i detyruar të mbajë byzylykun elektronik, pas një vendimi të Gjykatës së Parisit që ka pranuar kërkesën e tij për lehtësim të masës së dënimit.
Ky vendim lidhet me çështjen “Bygmalion”, ku Sarkozy ishte dënuar për tejkalim të shpenzimeve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.
Gjykata theksoi se masa ishte e përshtatur duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen personale të ish-presidentit, i cili ka mbushur 71 vjeç. Sarkozy kishte marrë një dënim prej një viti burg, nga të cilat gjashtë muaj me ekzekutim, dhe përdorimi i byzylykut elektronik ishte një nga mënyrat për zbatimin e tij.
Edhe pse lirohet nga ky detyrim, ish-presidenti mbetet nën hetim për çështje të tjera gjyqësore, përfshirë dyshimet për financim të fushatës së vitit 2007 nga Libia, duke treguar se sfidat ligjore për të nuk kanë marrë fund.
/5pyetjet.al









