Operacioni antidrogë në Winsford zbuloi një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168 000 paundësh.
Autoritet kanë arrestuar shqiptarin të identifikuar si Neim Hoxha 27 vjeç. Shqiptari akuzohet në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.
Ndërsa një zëdhënës i policisë ka postuar në rrjete sociale dhe shprehet se “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë.”