-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj dhe Spiropali tur në Qarkun e Tiranës: Sot jemi më afër se kurrë BE-së

Kryesoret

Erion Velaij dhe Elisa Spiropali, drejtues politik të partisë socialiste për qarkun e Tiranës, nisën sot një turn në të gjithë qarkun. Ata u takuan me anëtarët socialistë të bashkisë së kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës, si parapërgatitje për zgjedhjet e 2025.

Në takimin me strukturat e PS në Kamëz, morën pjesë edhe deputetja Lindita Nikolla dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli.

“Me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, Shqipërisë i është ngritur koka. Sot pasaporta e Shqipërisë vlen më shumë, himni dhe flamuri i Shqipërisë respektohen më shumë, sot shqiptarët trajtohen kudo me më shumë konsideratë”, tha Veliaj.

Ndërsa Spiropali u shpreh se mezi pret që të punoj dhe ti japë fitore PS, Edi Ramës.

“Ne do flasim për veten, puna jonë duhet të flasë për ne dhe unë mezi pres të punoj me secilin prej jush, në të gjitha qëndrat e votimit, për t’i dhënë një fitore PS, Edi Ramës, në Bashkinë e Kamzës, në Bashkinë e Kavajës, në Bashkinë e Rrogozhinës, në Bashkinë e Vorës, patjetër në Bashkinë e Tiranës, ku Erioni dhe Ogerta po punojnë së bashku, dhe kudo tjetër në Shqipërinë tonë, e cila në 2030-ën, duhet të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe nuk mund të mbahet peng nga askush dhe për asnjë arsye”.

Gjitashtu Velaij u ndal edhe te rritja e pensioneve dhe rrogave të shqiptarëve, si dhe te vota e diasporës. Ai kërkoi prej strukturave një angazhim edhe më të madh për të siguruar mbështetjen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit