Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj tri vajzave në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Androkli Kostallari”, ku policia ndërhyri pas raportimeve për incidentin.
Arrestimi i tij është pjesë e një operacioni më të gjerë, ku janë ndaluar dhe disa individë të tjerë për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë vjedhje dhe kanosje.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të situatës.